E bija e Ecclestone blen vilën 150 milionë

16/06/2011 11:40

E bija e padronit të Formula 1 Bernie Ecclestone, Petra, ka blerë në Los Anxhelos atë që konsiderohej si shtëpia më e shtrenjtë e Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur “Wall Street Journal: në edicionin e saj online. Super-vila, e cila ndodhet në lokalitetin Holmbi Hills, ishte nxjerrë në shitje dy vjet më parë me cmimin 150 milionë dollarë.

Këtë vendim e kishte marrë Candy Spelling, e veja e producentit legjendar të Hollivudit, Aaron Spelling.

Ndërtesa shtrihet në 5700 metra katrorë dhe përmban një sallë për bouling, një sallon bukurie, një suitë dhe një parking me vende për 100 makina.

Shtëpia, e pagëzuar me emrin “Prona e Madhe”, është ndërtuar me stilin e një kështjelle franceze dhe me shkallë si shtëpia e filmit “Bashkë me Erën”.

FOTO GALERI
1/1
Petra, pronare e ndërtesës më të shtrenjtë në SHBA

Top Channel