Ndërtohet fakulteti “Liria”

13/06/2011 15:45

Ish-godina ‘Kinoklubi’ në qytetin ‘Studenti’, ku 20 vite më parë, qindra
studente u ngujuan në grevën e urisë, e cila u finalizua në rrëzimin e
bustit të diktatorit Enver Hoxha, sot është pagëzuar me emrin “Liria”. (UPDATE)

Rektori i universitetit të Tiranës Dhori Kule tha se në këtë godinë do të studiojne mbi 1 mijë të rinj të Fakultetit Juridik dhe të Shkencave Sociale dhe karshi saj do të ngrihet kampusi universitar.

“Ndihem krenar qe ne 55-vjetorin e krijimit te vet, Universiteti i Tiranës do te filloje ne krah të godinës ‘Liria’ kampusin universitar me kapacitet 15 mije studente shtese”, tha Kule.

Kryeministri Sali Berisha i pranishem ne kete ceremoni tha se sot endrra e atyre ish- studenteve eshte realizuar. Shqiperia eshte nje nga vendet me sistemin makro-ekonomik me te qendrueshme ne Europe, por qe sipas kreut te qeverise ka nje tjeter sfide perpara, ate te vendosjes prane familjes se madhe europiane

“Sot Shqipëria renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme e të larta. Të ardhurat  për frymë në këtë vend janë rreth 7400 dollarë, janë rritur mbi 30 herë si në asnjë vend tjetër të Evropës. Në historinë e lirisë, asnjë komb, asnjë popull, nuk ka shënuar hapa më të shpejtë e të fuqishëm në rrugën e zhvillimit, sesa ne shqiptarët. Endrra e dytë e madhe e jona është “Shqipëria një vend i zhvilluar”. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ta rendisim Shqipërinë në kohën më të shpejtë të mundshme në grupin e vendeve të zhvilluara.

Kryeministri Berisha theksoi se reforma ne arsim eshte nje nga sfidat kryesore te qeverise se tij, e cila do te kerkoje qe te rrise cilesine e diplomave dhe te studenteve shqiptare

Top Channel