Berisha i rikthehet piramidës

13/06/2011 15:15

Pjesën e parë të mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Demokratike,
kryeministri Sali Berisha ja ka kushtuar përgatitjeve, që duhet të
nisin me rastin e festimeve të 100- vjetorit të pavarësisë së
Shqipërisë.(UPDATE)

Kryeministri Berisha  në fjalën tij ka parashtuar axhendën e përgatitjeve duke kërkuar vëmendjen të gjitha institucioneve shtetërore.

Krahas festimeve në 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, zoti Berisha sikurse edhe në të shkuarën, theksoi rëndësinë e ndërtimit të kompleksit te ri parlamentar, ne vendin ku sot ngrihet ndertesa e Qendres Nderkombetare te Kultures ose Piramida.

“Janë shpallur dhe janë marrë disa vendime shumë të rëndësishme. Nuk mund të kishte vendim më të drejtë, më të goditur, më të arsyetuar dhe nuk   mund të nderoje me asgjë më shumë shtetin shqiptarë në 100 vjetorin e tij, sesa me ndërtimin e tempullit të demokracisë shqiptare, ndërtimin e Parlamentit, ndër më modernët në Evropë. Për ta kremtuar sa më mirë dhe me sa më dinjitet ngjarjen më madhore të historisë sonë kombëtare, 100 vjetorin e pavarësisë, do të krijohet një Komision Shtetërore, i cili do të ketë në përbërje përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme”, tha Berisha.

Mbledhja e grupit parlamentar demokrat u zhvillua nënjë kohe kur ne Gjykaten e Apelit zhvillohej mbledhja e Kolegjit Zgjedhor per te dhene vendimin perfundimtar per zgjedhjet ne Tirane. Por Berisha shmangu cdo lloj komenti mbi kete zhvillim.

Top Channel