Vlorë, vidhen telat e energjisë elektrike

12/06/2011 18:00

Kur jemi në ditët e para të celjes së sezonit turistik, në Vlorë problem është shndërruar mungesa e furnizimit me energji elektrike.

Shkak i mungesës, sipas kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ, është bërë vjedhja e përcjellësave që lidhin disa lagje e zona periferike të Vlorës.

Kështu, CEZ njoftoi se janë vjedhur përcjellësat elektrik që lidhin Radhimën, Orikumin dhe Ujin e Ftohtë, tre ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit.

Kompania njoftoi se po punohet për zëvendësimin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur.

Top Channel