PS feston 20 vjetorin e themelimit

12/06/2011 19:30

Partia Socialiste e Shqipërisë feston 20 vjetorin e themelimit të saj mes qindra të ftuarve, ku përveç deputetëve, drejtuesve të lartë dhe simpatizantëve të kësaj force politike, marrin pjesë edhe të ftuar nga trupi diplomatik ndërkombëtar në Tiranë dhe intelektualë të ndryshëm.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, lideri socialist, Edi Rama tha se kjo parti është pozicionuar në anën e duhur të historisë duke mbrojtur gjithmonë, sipas tij, interesat e kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Partia Socialiste në 20 vjetorin e themelimit të saj ka arsye për të qenë krenare, Partia Socialiste është pozicionuar në anën e duhur të historisë dhe ka mbrojtur gjithmonë interesat kombëtare të shqiptarëve. Falenderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar Shqipërinë në këto 20 vjet”, tha Rama në fjalën e tij.

Të pranishëm në ceremoni, vec deputetëve, drejtuesve të lartë të PS-së dhe simpatizantëve ndodhen edhe personalitete nga trupi diplomatik mes të cilëve edhe ambasadori OSBE-së, Eugen Wolfarth dhe intelektualë vendas.

Top Channel