Wright, në bisedime për “House of Cards”

11/06/2011 10:00

Robin Wright po negocion për të interpretuar pranë Kevin Spacey rolin e personazhit femër në filmin televiziv “House of Cards”.

Bëhet fjalë për një dramë të frymëzuar nga libri dhe seriali i shkurtër anglez me të njëjtin titull, që i është besuar regjisorit të “Social Netwrork”, Daivd Fincher.

Shoqëria Netflix, që u shpërndan dvd miliona abonentëve të saj, ka ndarë 100 milionë dollarë për 26 episodet e këtij thrilleri politik.

Top Channel