Të rejat e fundit nga VIP-at

10/06/2011 19:20

Sensacionalë dhe të papërsëritshëm. Kështu paraqiten këtë javë me lajmet e tyre emrat e njohur të show-bizit, një listë që kryesohet nga një bukuroshe shqiptare, me një performacë befasusese, në zemër të Amerikës.

Top listën e kësaj jave e kryeson Anxhela Martini, Miss Albania 2010, modelja nga Shkodra që ka zgjedhur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbrëmjen e 6 qershorit ajo ka çuditur fotografët në Lincoln Center të Nju Jorkut, në fillimin e ceremonisë për dhënien e çmimeve “CFDA Fashion Awards”, që në gjuhën e modës njihen si “Oskarët e Fashion-it”. Pas fotove të realizuara me këngëtarin e njohur britanik Craig David, nga revista italiane “GQ Italia” , ku ata shfaqen me të brendshme, Anxhela guxon përsëri. Modelja shkodrane shihet e veshur me një fustan lejla, me një të çarë tejet të thellë. Shtypi rozë e komenton performancën e saj tejet provokuese kur thotë se bukuroshja shkodrane duhet të ketë shkaktuar “jo pak stuhi hormonale tek të pranishmit”

Lidhjen e gjatë, këngëtarja e mirënjohur Poni, e finalizon me ardhjen në jetë të një fëmije. Këngëtarja e muzikës popullore të përpunuar që i ka kënduar “dashurisë labe”, në fund të korrkut pritet të bëhet nënë pasi sjell në jetë një djalë. Kësaj radhe, për fansat e saj, nuk do të ndalemi tek “personi” me të cilin Poni ka lidhur jetën, por tek krijesa e saj e re që çifti po e pret me padurim. Thonë se për emrin po mendohen gjatë, që të ketë kuptim, mesa duket bashkimi i emrave do të jetë zgjedhja më e mirë.

Ligji nuk “joshet” nga muzika. Kjo vlen të thuhet kur dëgjon për këngëtaren kosovare Jehona Sopi, e penalizuar nga autoritetet londineze gjatë xhirimeve të videoklipit të fundit “Këtë verë”, për të cilin kishte zgjedhur kryeqytetin britanik. Edhe pse ky i fundit është një prej qyteteve që këngëtarja frekuenton më shpesh, kjo nuk ka mjaftuar që ajo të ndëshkohet. Mungesa e lejes për realizimin e xhirimeve ka penalizuar këngëtaren bukuroshe sepse “tentoi të xhironte fshehurazi në një diskotekë”.

T`i këndosh muzikës “Tallava”, duke fshehur fytyrën pas një Ipod-i. Është fenomen i njohur tashmë. Të gjithë e dinë vendin ku dëgjohet, por shumë pak e pranojnë se e pëlqejnë. Pas suksesit në “Top Fest 8”, Flor Mumajesi bën një “kthesë të fortë” në krijimitarinë e tij. Dy ditë pas natës magjike, ku Flori rrëmbeu çmimin e internetit, fansat e tij kanë dëgjuar këngën e tij të re “Dashuria”. Kënga që shpesh është komentuar me nota negative, deri në mesdite kishte mbledhur mbi 12 mijë klikime. Gjithesesi duhet të presim ende, nëse Flori do t’i rikthehet muzikës së tij, pop dhe dance, për të kuptuar besnikërinë ndaj rrymës apo për të vërtetuar se ai e ndryshon shpesh stilin e këngës.

Top Channel