I biri i Cage rrihet nga trajneri personal

10/06/2011 13:35

I biri 20-vjecar i Nicolas Cage është rrahur paq nga traineri i tij personal dy ditë më parë në një trotuar të Hollivudit.

Weston Cage, vokalist i grupit muzikor të tipit heavy metal “Eyes of Noctum” dhe aktor plotësues në filmat “Lord of War” dhe “Raven”, e kishte sulmuar më parë trainerin me një goditje karateje.

Gjithcka është filmuar në mënyrë amatore nga faqja e internetit për thashethemet e showbizit, TMZ.

Në pamje shfaqet Weston i shtrirë në tokë dhe traineri që qendron sipër tij duke e goditur me grushta. Njerëzit që afroheshin, në vend që të ndërhynin për t’i ndarë, vëzhgonin me kureshtje dhe filmonin ngjarjen me celular.

Sipas TMZ, sherri ka nisur në një restorant për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi zgjedhjen e ushqimit.

Dy personat janë ndarë vetëm me ndërhyrjen e policisë, e cila e ka cuar të birin e aktorit të njohur në një repart psikiatrie të Los Anxhelosit për shkak të rezistencës.

Top Channel