Coldplay, sukses në Jammin Festival

10/06/2011 12:05

Grupi britanik Coldplay ka hapur me një elegancë të jashtëzakonshme Heineken Jammin Festival, që po zhvillohet në Itali.

Ata e kanë nisur koncertin me një këngë të re, “Hurts Like Heaven”, që do të bëjë pjesë në albumin e tyre të ri.

Menjëherë më pas erdhën edhe hitet e tjera “Yellow” dhe “In My Place”, të cilat kanë ndikuar në kthimin e grupit në një yll të muzikës.

Koncerti ka pasur gjithashtu një organizim perfekt, me lojra me rreze lazer, lojra me drita, efekte speciale dhe fishekzjarre.

Chris Martin ka qenë në një formë të jashtëzakonshme. Tashmë ai është një “front man” ekspert, që alternohet mes kitarës akustike dhe një pianoje veritkale.

Top Channel