Jennifer Connelly lind fëmijën e tretë

09/06/2011 15:30

Aktorja Jennifer Connelly ka lindur fëmijën e saj të tretë.

Sipas ‘US Magazine’, fituesja e një çmimi Oscar si aktorja më e mirë joprotagoniste në filmin “A Beautiful Mind” lindi vajzën e saj Agnes Lark Bettany më 31 maj.

Conelly, e cila është e martuar me aktorin Paul Bettany, ka dy djem: 13-vjeçarin Kai dhe 7-vjeçarin Stellan.

Top Channel