Kate Middleton. Këtë fundjavë sytë e të gjithëve u fiksuan tek prezantimi i parë i saj, pas martesës me Princin William.

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, shkëlqente përkrah princit Harry
në garat me kuaj që u mbajtën në sheshin Surrey, të Epson Darby. Ajo
kishte zgjedhur një fustan mëndafshi të shkurtër, me vlerë 320 euro dhe
xhaketë të Ralph Lauren.

Edhe pse është e pazakontë për dukeshën që të vishet nga një stilist amerikan, mesa duket kjo është mënyra e miratimit të vizitës së saj të parë atje, që pritet të mbahet në fund të muajit. Së bashku me Mbretëreshën, ajo kishte vënë në kokë një kapele të stilit Issa.


Pippa Middleton
. Ndërkohë, edhe motra e saj, Pippa, ka qenë në qendër të shtypit britanik. Ajo u fiksua nga “Mirror” në përfundimin e garës së vrapimit në parkun e Pallatit Blenheim, Woodstock, Oxfordshire, vendlindja e Winston Churchill. Nga fotot e paparacëve, që nuk e humbën për asnjë sekondë, Pipa u pa të mbante numrin 6642, e veshur me bluzë gri dhe pantallona të shkurta, syze dielli dhe zinxhir floriri.

Performanca e saj e vështirë, e gjatë 5 kilometra, përfundoi në një kohë të respektueshme, 25 minuta dhe 30 sekonda, gjë që e bëri të meritojë medalje. Pippa di të shfaqet edhe keshtu.


Barack Obama
. Cfarë ha presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës?

Kreu i Shtëpisë së Bardhe u fiksua nga aparatet duke ngrënë një hot-dog gjatë vizitës në uzinën e Chrysler në Toledo, Ohio.

Ndërkohë që gruaja e tij, Michelle, flet për një stil jetese të shëndetshme bazuar në ushqimet natyrale, në luftë ndaj obezitetit fëminor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, duket se presidenti në ngrënie është i pari në shpejtësi. Ai ha pa frikë hot-dog dhe patate të skuqura. Kushedi çfarë do të thotë Michelle ndërsa “sforcohet” në edukimin e gjeneratës së re për konsumin e ushqimeve “bio” dhe shumë sport.

Top Channel