Arsyeja e ndarjes së Penn nga Johansson

09/06/2011 17:15

Në botën e Hollywood-it ka pasur shumë spekullime mbi arsyen pse historia e dashurisë mes aktorëve Sean Penn dhe Scarlett Johansson përfundoi kaq shpejt.

Tashmë duket se ka një përgjigje. Sipas mediave amerikane, 50-vjeçari nuk donte të kishte një lidhje serioze me 26-vjeçaren.

“Sean u nda nga Scarlett pas vetëm 5 muajsh sepse do ende të ndihet i lirë”, u shpreh një burim për ‘US Weekly’.

Top Channel