Polonia do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për integrim

08/06/2011 13:45

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një vizite zyrtare ne
Varshave, mori mbështetjen e homologeve të saj në Parlamentin dhe në
Senatin polak se Polonia do të mbështesë përpjekjet e Shqipërise drejt
integrimit europian.

Me 1 Korrik Polonia merr presidencen e radhës së Bashkimit Europian dhe si Kryetari i Parlamentit polak, ashtu edhe Kryetari i Senatit e siguruan zonjen Topalli se zgjerimi i Bashkimit Europian do te jete nje nga prioritetet e presidences polake ne 6 mujorin e dyte te ketij viti, per shkak se Polonia eshte nje nga vendet qe mbeshtet pa rezerva zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor.

Zgjedhjet e 8 Majit ishin nje nga temat kryesore gjate takimit te zonjes Topalli me Kryetarin e Senatit te Polonise. Kryeparlamentarja i cilesoi zgjedhjet si transparente, te lira dhe te ndershme, duke vecuar qytetarine me te cilen votuan shqiptaret. Ndersa Kryetari i Senatit Bogdan Borusevic ne njoftimin zyrtar citohet te kete thene se opozita mund te beje lojen e saj, por nuk duhet te demtoje vendin”.

Duke iu referuar pervojes ne Poloni, ku opozita nuk e realizoi kercenimin e saj per bojkot, Kryetari i Senatit polak e konsideroi bojkotin e parlamentit si nje arme qe ia kthen vetes dhe tha se eshte e rendesishme qe opozita te kthehet dhe te marre pergjegjesite e saj.

Top Channel