Kakavijë, kufirin e kaluan 150 mijë persona

08/06/2011 13:35

Që prej datës së liberalizimit të vizave dhe deri aktualisht më shumë se
150 mijë shtetas shqiptarë kanë kaluar prej pikëkalimit kufitar të
Kakavijes duke përdorur pasaporta biometrike.

Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se nuk ka njoftime për shkelje të afteve të deklaruara prej qytetarëve shqiptarë. Ata kanë respektuar afatin 3-mujor të qëndrimit brenda zonës Shengen si dhe të gjitha kriteret e paracaktuara prej BE.

Shtetasit që kthehen prapa prej policisë greke kryesisht janë persona të padëshiruar breda vendeve të Shengenit. Sipas zedhenesit te policise se Gjirokastres se megjithë qarkullimin  normal të shtetasve drejt hapësirës Shengen policia kufitare po monitoron të gjithë kufirin e gjelbërt mes Shqipërisë dhe Greqisë për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit prej personave me precedentë apo atyre non –grata.

Gjatë gjithë kësaj periudhe policia ka ndaluar rreth 60 persona që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Top Channel