“Der Spiegel”: Tensionet cënojnë integrimin

08/06/2011 12:00

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim të vecantë
Shqipërisë dhe problemeve që vendi po kalon me zgjedhjet lokale.

Tensionet qe rrethojne zgjedhjet e  majit po cenojne shanset e aderimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, nis artikulli i gjate i revistes gjermane. Vendi eshte i percare ne dy kampe politike dhe protestues te zemeruar dalin ne rruge me premtimin e nje revolucioni.

“Zgjedhjet lokale u zhvilluan kater jave me pare, por vazhdojne akoma t’i lodhin shqiptaret. Edi Rama,- shkruan “Der Speigel”,- u rizgjodh kryetar bashkie i Tiranes me vetem 10 vota diference. Por Komisioni Zgjedhor vendosi te bente nje rinumerim dhe krejt papritur, Rama mbeti pas kundershtarit te Partise Demokratike Lulzim Basha me 81 vota. Ceshtja shkoi ne gjyq, apeli i tij u rrezua ne fundjave, e avokatet e kreut te opozites po pergatiten per procesin e ardhshem”.

Keto dhe te tjera informacione mbi situaten ne vendin tone, perfshire faktin qe tensionet e krijuara pas votimeve shtyne presidentin e Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso, te anulonte viziten ne Shqiperi, jane nje pershkrim i fakteve qe sherben si prelud per nje analize te shkurter te asaj cfare eshte ne loje: anetaresimi ne BE.

“Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe deshiron te behet pjese e bllokut europian, por pikepyetjet e ngritura mbi zgjedhjet lokale ne Tirane i kane minimizuar shanset qe kjo enderrr te behet e realitet tani shpejt”, thote “Der Spiegel”. Ne te gjithe Ballkanin, qeverite po punojne me perkushtim per t’u marre me ne fund seriozisht si anetare potenciale te BE-se. Serbia ka hedhur hapa drejt pajtimit me Kosoven, Maqedonia po tenton te lere menjane armiqesite e vjetra te emrit me Greqine dhe Kroacia ka nxjerre ne gjyq kriminelet e saj te luftes.

“Me shume se 20 vjet nga renia e Perdes se Hekurt,- vazhdon e perjavshmja gjermane,-Shqiperia eshte e vetmja qe ka mbetur shume prapa. Rivaliteti i ashper mes Sali Berishes dhe Edi Rames ka nxjerre ne pah problemin e madh te Shqiperise: sensi i dobet i demokracise- elita politike nuk eshte e pergatitur te pranoje humbjen ne votime dhe mungesa e autoritetit te nevojshem te organeve shteterore, cka i ben shume shqiptare ta shohin shtetin si te pavlere”.

Top Channel