Spahiu: Në BE, pas forcimit të shtetit ligjor

07/06/2011 14:55

Zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka takuar studentët e të
gjitha shteteve ballkanike që ndodhen në Tiranë për një vizitë studimore
me qëllimin e përfitimit të eksperiencës së secilit vend për të
promovuar procesin e integrimit.

Studentet kane qene te interesuar te marrin njohurite per sistemit juridik shqiptar, si dhe të menyres se si ky sistem trajton sipas koncepteve bashkohore juridike identitetin.

Spahiu gjate ketij takimi u shpreh se, ne BE Shqiperia mund te pranohet vetem duke punuar per forcimin e shtetit ligjor dhe parimeve te tjera baze per funksionimin e tij, siç jane ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe sidomos ushtrimi i detyrave dhe kompetencave te secilit pushtet ne menyre te pavarur nga pushteti tjeter.

Top Channel