Pakt për shpërndarjen e informacionit për fëmijët e humbur

07/06/2011 14:10

Drejtori i Përgjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj dhe Drejtuesi
i Qendrës per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi kane
firmosur nje marreveshje bashkëpunimi, cka lejon publikimin e te dhenave
te femijeve te humbur ne Shqiperi, ne portalin global.

Marreveshja e iniciuar edhe nga UNICEF, i jep mundesine policise qe te publikoje te dhenat dhe fotot e femijeve te humbur, ne faqen kryesore te internetit te qendres me te madhe te kerkimit te femijeve te humbur me seli ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Kjo marreveshje do te mundesoje edhe mundesine e informacionit te ndersjellte te Policise se Shtetit dhe Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve. Femijet shqiptare te deklaruar te humbur nuk perbejne ndonje shifer alarmante ne listen boterore. Kryesisht te humburit qe datojne edhe nga vitet 1990, jane marre mbi moshen 13 vjec me qellime perfitimi nga trafikantet per te lypur ose per te ushtruar prostitucion.

Top Channel