Durres, paraplegjikët në protestë

07/06/2011 13:20

Paraplegjikët dhe tetraplegjikët e Durrësit kanë protestuar para
prefekturës së qarkut Durrës, për mosmarrjen e pensionit mujor të
invaliditetit, gjë, që ka cënuar jetesën e tyre dhe të familjeve.

Vonesa ne shperndarjen e pensioneve te paaftesise dhe ndihmes ekonomike eshte bere per shkak te procesit zgjedhor dhe moskonstituimit te Keshillit Bashkiak, qe duhet te miratoje paraprakisht listat e perfituesve. Jane rreth 300 familje, ne emer te te cilave, apelon kryetari i shoqates se para dhe tetraplegjikeve.

Kjo kategori sociale perballet me nje sere veshtiresish ne jeten e perditshme, per shkak te pamundesise per te punuar dhe shumica e tyre jetojne ne kufijte e mbijeteses, nderkohe qe mungesa e mjeteve financiare nga ana e shtetit i ka zhytur shume prej familjeve ne nje gjendje dhe me te mjerueshme.

Top Channel