Berisha i “trembet’ centralit bërthamor

07/06/2011 15:10

Në 5-vjetorin e Fondit Europian për Europën Jujglindore, i cili,
nëpërmjet kredive financon ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme,
kryeministri Sali Berisha ka bërë një tërheqje nga një prej projekteve
më ambiciozë dhe të debatueshme të qeverisë së tij, prodhimin në
Shqiperi të energjise bërthamore. (UPDATE)

Kryeministri Berisha nuk u prononcua qartesisht per terheqjen perfundimtare nga ky projekt, por la te kuptohej se pas ngjarjeve te Fukushimes dhe vendimit te Gjermanise per te mbyllur brenda 11 vjeteve centralet berthamore te prodhimit te energjise, prioritetet kryesor per Shqiperine do te jete energjia e prodhuar nga uji.

“Shqiperia eshte vendi i vetem ne rajon, qe mund te behet 100 % prodhues i energjise ujore dhe eksportues i saj. Dhe kjo perparesi del me teper ne pah pas vendimit te marre nga kancelarja Merkel per mbylljen e centraleve nukleare Ky vendim ka percaktuar vitin 2022 dhe kjo kerkon qe te rendet me vendosmeri te madhe prapa cdo burimi tjeter energjie. Sepse nuk mund te them se ky vendim i kancelares nuk do te kete ndikim ne vendiamrrje te tjera te qeverive te tjera ndaj nje burimi qe dihej se ishte burimi me konstant, me i paster, por me ate qe ndodhi ne Japoni, secili eshte i detyruar te nxjerre leksionin e vet”, tha Berisha.

Mesa duket, leksioni qe ka nxjerre qeveria e kryeministrit Berisha eshte rikthimi i energjise ujore si prioritet kryesor, madje per te nxitur kete sektor, zoti Berisha i kerkoi Fondit Europian per Europen Juglindore te ndihmoje me kredi investitoret per ndertimin e HEC-eve te reja.

“Shqiperia eshte nje vend me burime ujore, te vogla, por qe te marra se bashku bejne Danubin. Shqiperia ka per te ndertuar 444 HEC-e te mesme dhe te medha”, tha Berisha.

Aktualisht, me sektorin privat eshte firmosur per ndertimin e 220 HEC-eve ne te gjithe vendin, ku ne 36 prej tyre, sipas kryeministrit Berisha ka nisur, nderkohe, puna per ndertimin e tyre. Zhvillimi i sektorit energjitik dhe i cdo potenciali tjeter ne vend, bujqesor dhe turistik eshte sic thote kryeministri, alternativa me e sigurte per te  arritur objektivin ambicioz Shqiperia vend i zhvilluar ne vitin 2017.

Top Channel