Angelina Jolie, sërish agjente e CIA-s

07/06/2011 12:20

Angelina Jolie mund të jetë sërish agjentja e CIA-s, Evelyn Salt në
serinë e dytë të filmit “Salt”, aktualisht në fazë dorëshkrimi.

Faqja “Deadline” ka bërë të ditur se “Sony” ka ngarkuar Kurt Wimmer të shkruajë skenarin për aktoren që do të jetë në të njëjtin rol.

Filmi i parë i serisë, i drejtuar nga Phillip Noyce, që kishte lënë finalen e hapur për një vijim të mundshëm, fitoi rreth 300 milionë dollarë.

Top Channel