Rihanna përgjigjet ndaj kritikave

06/06/2011 15:15

Rihanna ka marrë kritika të ashpra për përmbajtjen e videoklipit të saj të fundit “Man Down”, në të cilin ajo vret me pistoletë një person.

Ajo ka thënë se është vetëm një këngëtare dhe njerëzit nuk mund t’i kërkojnë shpjegime për çdo gjë që bën.

Rihanna është akuzuar se nuk po jep një shembull të mirë për fëmijët me videot e saj me “pullë të kuqe”.

“Prindërit nuk mund t’i fshehin realitetin fëmijëve të tyre sepse përndryshe kur të rriten këta fëmijë nuk do të jenë gati për jetën e vërtetë”, është kundërpërgjigjur Rihanna.

Top Channel