Jolie nuk pëlqen sistemin arsimor për fëmijët e saj

06/06/2011 21:00

Fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk kanë shkuar dhe nuk do të shkojnë kurrë në shkollë.

Jolie e konsideron sistemin arsimor si “jo të mirë” për 6 fëmijët e saj.

“Sistemi arsimor nuk është i përshtatshëm për fëmijët e mi”, u shpreh aktorja në një intervistë për ‘The Indipendent’.

Jolie thekson se 6 fëmijët e saj janë nën kujdesin e një tutori që merret me arsimimin e tyre.

“Në vend që të bëjnë budallallëqe në një klasë, preferoj që të shkojnë në një muze, të mësojnë t’i bien kitarës ose të lexojnë një libër që u pëlqen”, shtoi bashkëshortja e Brad Pitt.

Top Channel