Ish-pjesëtarja e grupit Fugees pret fëmijën e gjashtë

06/06/2011 15:40

Ish-pjesëtarja e grupit Fugees, Lauryn Hill, ka zbuluar në mes të një koncerti në Detroit se po pret fëmijën e saj të gjashtë.

36-vjeçarja nuk ka zbuluar se kush është babai.

Pas suksesit që pati me grupin Fugees, karriera e Hill ka qenë modeste. Gjithashtu ndarja nga grupi nuk mund të konsiderohet miqësore. Ish-shoku i bandës, Wyclef Jean, arriti deri aty sa tha që Lauryn kishte nevojë për një psikiatër.

Që nga viti 1998, Lauren Hill nuk ka pasur një residence të përcaktuar: ka jetuar në Karaibe, në një hotel në Miami dhe me prindërit e saj në New Jersey.

Top Channel