Gossip mbi VIP-at shqiptarë

06/06/2011 19:20

Ndjehen të kënaqur për atë që kanë arritur, i marrin me sportivitet gjithçka flitet edhe kur “të pavërtetat” janë ekstremisht të “bujshme”. Ja disa nga gjërat pikante që ofroi fundjava në faqet e shtypit rozë për VIP-at shqiptarë.

Tuna– Nuk kalon veçse një vit dhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu e njohur me emrin “Tuna” i jep fund martesës së saj me Rilind Rekën, djalin e ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Një fund i hidhur që Tuna e ka pranuar me fjalë të thjeshta dhe shkurt: “Po, jam ndarë. Ky është prononcimi im i parë dhe i fundit, nuk dua të flas më për të”.

Kishin bërë plane, kishin vënë unazat, ishin martuar në një ceremoni që i kapërceu të 100 mijë eurot, ishin zhvendosur në Prishtinë për të jetuar, madje kishin blerë edhe një shtëpi, por ja që gjithçka u “sfumua”, sikundër ndodh rëndom në botën e shoë-bizit tani.


Zanfina Ismaili
– Por një tjetër lidhje serioze përflitet mes këngëtares nga Kosova, Zanfina Ismaili, me biznesmenin kosovar, Faton Shoshi. Lidhja ka filluar në bankat e shkollës dhe zgjat sot e kësaj dite duke u bërë e fortë vit pas viti në këto 7 vjet. Edhe pse mundohet t`i shmanget publikut, për adhuruesin e sporteve ekstreme dhe futbollin, Zanfina dhuron këngë të bukura dashurie dhe video-klipe. Cifti e bëri publike lidhjen prej vitit të tretë të shkollës se mesme në nj deklaratë të përbashkët kur ata tërhoqen vëmendjen në sfilatën e modës “Black & White” që u mbajt në Prishtinë.


Samanta Karavello
– 21-vjeçarja Samanta Karavello zyrtarizon lidhjen e saj me biznesmenin Kreshnik Kasneci. Vajza e vogël me “zërin e bukur” duket se po rritet në profesion dhe jetën private. Fotot e fundit të botuara në shtypin e shkruar, përforcuan thashethemet e përhapura gjashtë muaj më parë për “lidhjen e fshehtë” me djaloshin simpatik të cilin sipas “zërave” e pret një e ardhme e shkëlqyer në biznes.


Pirro Cako
– Asgjë nuk të befason nga bota e shoë-bizit. Ndërsa lidhja e tyre dukej se kishte marrë fund, në këtë moment hidhen “hije dyshimi”. Këngëtari i njohur Pirro Cako duket se gjen shkakun për të qenë pranë ish-bashkëshortes së tij, sopranos së famshme, Inva Mula. Një problem në zemër e ka detyruar këtë të fundit t`i qëndrojë pranë ish-bashkëshortit të saj, një fabulë dashurie “e ngrohtë” për një sezon të ri. Gazetat thonë se më pas Inva “i është përkushtuar” ditëlindjes së bashkëshortit të saj aktual, Hetem Ramadani, i cili këtë vit mbushi 60 vjeç.

Top Channel