Wilde dhe Cooper “bëjnë fjalë”

04/06/2011 11:55

Olivia Wilde, e njohur për publikun si doktoresha e serialit Dr. House,
është thirrur për të recituar në thrillerin “Fjalët”, përkrah aktorit
Bradley Cooper.

Filmi do të ketë regjinë e Brian Klugman dhe Lee Sternthal, të “Tron: Legacy”, ku Wilde ka performuar së fundmi.

Filmi tregon historinë e një shkrimtari të suksesshëm që vjedh veprën e një kolegu, por që më vonë zbulon cmimin që duhet të paguajë.

Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë edhe Dennis Quaid e Jeremy Irons, ky i fundit i larguar për një kohë të gjatë nga ekranet.

Top Channel