Tashmë që vera ka mbërritur, bashkë me të ka ardhur edhe stina e dasmave. Sigurisht, në ditën më të bukur të jetës, nuset e reja mendojnë për veshjet e tyre. Një fustan klasik të bardhë, modern, apo me ngjyra të tjera?

Pikërisht për ditën e ëndërrave të femrave që lidhin kurorë, është organizuar në kryeqytet një sfilatë me fustane nusërie.

Modele sfiluan me një gamë të gjerë fustanesh, vellosh e kurorash.

Përpos tyre, e ftuara e nderit në këtë sfilatë të veçantë, ishte prezantuesja e njohur e një sërë programeve të Top Channel, Arbana Osmani.

“Nusja e nderit” siç e quajtën organizatorët e sfilatës të ftuarën speciale, u paraqit elegante, me një fustan të stilit modern e me vello të gjatë.

Në fakt, kjo ishte hera e parë që Arbana Osmani u paraqit e veshur me fustan nusërie.

E qeshur dhe plot sharm e shkëlqim, e kaloi me sukses të plotë edhe provën e modeles-nuse.

Top Channel