Cameron Diaz: Martesa nuk është e rëndësishme

03/06/2011 19:25

Cameron Diaz thekson se me kalimin e kohës ajo po bëhet gjithmonë e më e bukur dhe duke parë këto foto, kjo gjë vërtetohet plotësisht.

Aktorja 38-vjeçare tha për revistën ‘Cosmopolitan’ se sekreti i formës së saj është ushqimi i shëndetshëm: “Bëj shumë stërvitje dhe ndihem mirë, por fillova të isha në formë kur hoqa dorë nga ushqimi i fast-food-it.

Gjithashtu Diaz shprehet se kurrë nuk ka dashur të martohet: “Martesa nuk është e rëndësishme për mua. Nuk dua të kem fëmijë vetëm sepse duhet të kesh fëmijë në jetë. Kjo gjë nuk ka kuptim për mua.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel