Paraqitja e saj e ka bërë të jetë një nga modelet më të paguara, por Giselle Bundschen nuk është vetëm një femër e bukur.

Sipas revistës ‘Forbes’, braziliania do të bëhet shumë shpejt top-modelja e parë miliardere në botë. Vitin e kaluar mendohet se ka fituar rreth 45 milionë dollarë nga kontratat me firma si Versace dhe H&M, ndërsa në 10 vitet e fundit ka grumbulluar rreth 250 milionë dollarë.

Por, nuk përfundon këtu: Bundschen do të jetë shumë më e pasur falë linjës së saj të kozmetikëve, të brendshmeve, të sandaleve dhe të një linjeje ekologjike bukurie (Sejaa Pure Skincare), linjë të cilin e ka në pronësi 100%.

Top Channel