Ka qenë viti 1917 kur tiranasit u njohën për herë të parë me kinemanë. Austriakët shfaqnin projeksione filmike në bezë për ushtarët e tyre dhe ajo që u quajt si Kinemaja e Fushës, e ambjentuar në Lagjen Fortuzi, u mundësonte shikimin edhe qytetarëve.
Më pas, në vitet ’20, kafet e Tiranës, për të mbledhur klientelë, përpos shërbimit të kafeve, ëmbëlsirave dhe akulloreve, nisën të shfaqnin edhe filma.
Do të ishte viti 1926, që do të shënonte hapjen e Kinemasë-Teatër Nacional.
Këto dhe kuriozitete të tjera që dëshmojnë historikun hapjes së kinemave në kryeqytet, të filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re”, por edhe të prodhimeve të huaja që vinin në vend, janë përmbledhur në librin “Arti i Shtatë në Tiranë” me autor Spiro Mëhillin. Një botim i AQSHF, që u promovua në ambientet e saj.
Sipas Spiro Mëhillit për këtë libër, është bazuar në dokumente të marra nga Arkivi i Shtetit, ai i Ministrisë së Jashtme dhe dëshmi të personave të lidhur me kinematë shqiptare.
Top Channel