Të rejat e fundit të VIP-ave shqiptarë

01/06/2011 19:10

Bleona Qerreti: Jeta ime në tapetin e kuq

Këngëtaren shqiptare Bleona Qerreti duket se po e prin mjaft bujshëm martesa me Gani Bardhën.

Që pas largimit të saj nga Shqipëria jeta e saj po ndryshon gjithnjë e më shumë. Ajo dëshiron me çdo kusht të bëhet pjesë e tregut amerikan dhe nga çfarë kemi mësuar, është në rrugë të mbarë.

Sipas një gazete të përditshme, Bleona është prononcuar për dëshirën dhe investimin e saj ndaj vetes për të arritur diçka në industrinë muzikore në SHBA.

“Do të qesh vetëm kur të arrij qëllimin që i kam vënë vetes”, tregon këngëtarja gjatë një komunikimi telefonik.

“Këtë javë kam qenë pjesëmarrëse në ‘Billboard Music Awards’. Kam ardhur me avion nga Kana dhe tani më duhet të udhëtoj përsëri”, ka vijuar më tej ajo, duke treguar se ndalesa e radhës është Formula 1.

Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë Bleona ka qenë pjesëmarrëse edhe në “Grammy Awards”. Jeta e saj tanimë ka shumë ndalesa. Është prezente në të gjitha eventet e rëndësishme ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në to e ka ndihmuar të krijojë shumë kontakte.

“Falë tapetit të kuq kam njohur shumë njerëz të famshëm, madje disa prej tyre i kam bërë miq të mirë”, vazhdon Bleona të tregojë se disa prej tyre çuditen kur e shohin në çdo event.

“Një nga anëtarët e grupit “Black Eyed Peas” më tha: ‘Ti udhëton më shumë se ne’, pasi disa ditë më parë kishim qenë bashkë në Kanë”, shton Bleona.

Sakaq nëse do t’i rikthehemi muzikës duket se ëndrra e saj amerikane po merr formë. Më 2 qershor do të jetë në studion e një prej emrave më të lakuar në muzikën botërore siç është Timbaland dhe vetëm disa ditë më pas do të ndalojë në studion e një prej kompozitorëve të Rihanës, Taio Cruz Makeba.


Dafina Zeqiri ka bërë gjoksin operacion

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pranuar se ka bërë operacion gjoksin.

Pohimin e ka bërë në një emision televiziv të Kosovës. Ndërhyrja kirurgjike është bërë në Maqedoni. Ajo ka mohuar të ketë bërë operacione të tjera në buzë e fytyrë, siç është raportuar në disa media.

Dafina ka treguar se si më herët e ka bërë hundën operacion dhe se mjaftohet me kaq dhe nuk do të bëjë më të tjera operacione.

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare duket se edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks nuk duket të ketë bërë ndonjë ndryshim drastik, aq sa pritej. Sipas një citimi në shtyp, një mikesha e saj është shprehur se “Dafina Zeqiri edhe pas rritjes së gjoksit nuk ka ndryshuar shumë pamjen e saj, duket e njëjtë dhe nuk vërehet se ka pasur rritje të madhe gjoksit”.

Dafina ka thënë se ky është operimi i saj i dytë pas atij në hundë, kur iu desh të operohej pas një incidenti të vogël në Brezovicë kur ishte duke xhiruar një spot.


Xhemi ka lindur djalë


Xhemi Shehu, prezantuesja e njohur televizive, ka më pak se një javë që ka lindur djalë.
Njoftohet se prezantuesja simpatike është bërë nënë e djalit që ka marrë emrin Martin. Lindja mësohet se është kryer pa operacion në një maternitet të Tiranës dhe pa probleme mjekësore.

Xhemi zyrtarizoi martesën e saj rreth një vit më parë. Një muaj më parë, Xhemi ndërpreu daljen e saj në skenë tek emisioni “E Diell” për shkak të shtatzanisë ndonëse dukej simpatike edhe në këtë gjendje.


Edona Llaloshi pret një vajzë

Edhe pak muaj kanë ngelur që këngëtarja kosovare Edona Llalloshi të bëhet nënë.

Edona pritet të sjellë në jetë një vajzë pas fejesës me biznesmenin e njohur nga Peja, Gazmend Fejzullahun.

“Përkushtimi im për muajt e shtatzanisë ka bërë që të ndërpres të gjitha aktivitetet muzikore. Mendoj se më e rëndësishme në jetë është fëmija, sesa çdo gjë tjetër. Tani po kaloj ditët më të bukura të jetës sime emocionale”, ka thënë këngëtarja në një prononcim të saj dhe shton se është duke menduar për emrin që do i vendosë vajzës, në mometin kur do vijë në jetë.

“Për momentin jam duke i shikuar disa emra, ende jam në kërkim të tyre. Do të mundohem të zgjedh një emër të bukur për vajzën time”, ka theksuar më tej këngëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA