“Fjalimi i Mbretit” në Tiranë

28/05/2011 00:35

Në kinematë Imperial, një histori e vërtetë mbresëlënëse, e kthyer në një prodhim kinematografik me realizim të shkëlqyer.

Është rasti i filmit që ka marrë një sërë cmimesh të rëndësishme, “Fjalimi i mbretit”, i britanikut Tom Hooper. Mes të tjerash, 4 Oscar në 2011 për “Filmi më i mirë”, regjisorin, skenarin dhe aktorin protagonist më të mirë.

Aktori është Colin Firth, në rol mbreti i Mbretërisë së Bashkuar e Irlandës George VI.

Filmi trajton problemet e belbëzimit të mbretit. Babait të Mbretereshës aktuale Elisabetë II, iu desh të përballonte vështirësite gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai fitoi respektin dhe dashurinë e popullit të tij, mes të tjerash, edhe për kontributin që dha nëpërmjet fjalimeve radiofonike, duke mbajtur lart moralin e vendit.

Gjatë cdo fjalimi të tij, i qendroi një person që e ndihmoi të fitonte problemet me belbëzimin, interpretuar nga Geoffrey Rush. Aktorja Helena Bonham Carter, në rol është bashkëshortja e George VI.

Gjinitë e filmit janë histori dhe dramë, por nuk mungon edhe humori i hollë tipik anglez.

Top Channel