Irani mbron regjisorin Von Trier

24/05/2011 11:45

Irani ka dalë në mbrojtje të regjisorit danez Lars Von Trier, i dëbuar
nga festivali i Kanës për shkak të deklaratave të tij për hebrejtë,
Izraelin dhe Hitlerin.

Ministri iranian i Kulturës, Javad Shamaqdari ka deklaruar se ky vendim do të lërë një njollë në historinë e festivalit.

“Të detyrosh Von Trier të kërkojë të falur dhe ta shpallësh “persona non grata” të kujton trajtimin e Galileut nga Kisha mesjetare”, ka pohuar Shamaqdari.

Qëndrimin e tij, ministri e ka shprehur në një letër dërguar presidentit të festivalit prestigjoz të filmit, Gilles Jacob.

Lars Von Trier, i cili konkurronte në Kanë me filmin “Melancholia”, lëshoi një bombë të vërtetë verbale kur tha: “E kuptoj Hitlerin, më ngjall një ndjenjë simpatie”.

Top Channel