Kjo ndodh nëse stilistët shkojnë me pushime. Le të shohim disa prej emrave të fasmshëm të veshur jo mirë sipas faqeve rozë të shtypit të huaj.

Kjo është Tori Spelling, e cila ka marrë përsipër të bëjë kombinimin më të keq të ngjyrave, ose më mirë t`i vrasë ato. Vajza e producentit të famshëm Aaron Spelling, e cila njihet në publikun e gjerë me intepretimin e saj në soap-operan e famshme për 10 sezone, Beverly Hills, nga viti 1990 deri në vitin 2000, e shohim të fiksuar nga paparacët e të komentuar si shembulli jo i mirë në këtë kontekst nga shtypi rozë.

Veshja ngjyre lejla qëndron në një kornizë të verdhë, sidomos kur fustani është pa formë dhe që në trupin e aktores bukuroshe qëndron si thes.

Por kjo nuk është e vetmja gjë që na bën përshtypje. Të shohim si është veshur Tori po këtë javë. Në këtë foto e shohim të veshur po me një veshje pa formë, si palaçeta fëmijësh me lule. Nuk jemi të sigurtë se çfarë po ndodh me të, por Tori Spelling e veshur në këtë mënyrë duket si fëmijë fashionist në lulëzim, që përpiqet dëshpërimisht të mbulojë barkun e saj që i rritet. Ndërsa në foton e tretë Tori Spelling shfaqet me këtë fustan maksi të verdhë, që nga pjesa e mbrapme duket si një dinosaur.

Në këtë paradë të shembullit “jo të mirë” të veshjeve, renditen modelja Ashly Olsen; një prej personaliteteve të televizionit amerikan, Ëhitney Port; këngëtarja e njohur e R&B, Estelle; aktorja dhe producentja e filmave amerikanë, 36 vjeçarja Hilary Ann Sëank; apo këngëtaren e famshme Robyn, e njohur në Suedi dhe Europë për albumin e saj “Robyn is Here”.

Por le të shohim një anë tjetër të kësaj medaljeje. Është parti më i pritshëm i Festivalit të Kanës, në 18 vjetorin e Kinemase kundër AIDS-it dhe në edicionin e 64-t të këtij evenimenti të rëndësishëm europian dhe botëror, manifestimi për bamirësi, i organizuar nga “AmFar”, Fondacioni për Kërkimet kundër Sida-s, nuk i zhgënjeu pritshmëritë e jetës mondane. Në hotelin Cap-Eden-Roc, fundjava e kaluar mblodhi emrat më të njohur nga bota e modës, muzikës e biznesit dhe shoqërisë ndërkombëtare nga Princi Alberto i Monaco-s, me nusen e tij të ardhshme Charlene Wittstoc, këngëtarja Gwen Stefani, aktorja Jane Fonda e Richard Perry, Ivana Trump, Naomi Campbell e Milla Jovovich.

Veprimtaria gjithmonë shënon momentet më emocionuese dhe më të larmishme. Që prej vitit 1993 nëpërmjet kësaj veprimtarie janë ngritur qendra kërkimore për sigurinë e jetës kundër AIDS-it që shkojnë rreth 60 milionë dollarë.

Por në këtë eveniment të filmit botëror, ylli i spektaklit italian, Elisabeta Canalis, nuk është parë me aktorin e famshëm amerikan George Clooney. Elisabeta është parë me miqtë e saj në jahtin Kavalli, por telefonata që i është bërë divit të kinemasë Clooney, duket e ka përgënjeshtruar zërat se midis tyre mund të kishte një ndarje të afërt. Ylli i kinematografisë botërore ka përsëritur komentet e tij mbi këtë lidhje: “Jemi bashkë dhe jemi mirë për aq sa di unë.”

Ndërsa ai punon, ajo e ndjek në sheshet e xhirimit gjithmonë të mbrojtur dhe të shoqëruar nga një kast sigurie. Pavarësisht lajmeve të fundit, thuhet se ata janë parë së bashku ditë më parë në Coëth Park, fshat në Londër, ku kaluan kohë të lirë ndërkohë që Clooney kishte mbaruar filmin e fundit dhe ishte në pritje të fillimit të xhirimeve të filmit të tij të ardhshëm.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel