Jane Fonda, aktorja 70-vjeçare, ka mahnitur të gjithë me formën e saj të shkëlqyer gjatë Festivalit të Kanës.

Gjatë një interviste është pyetur për sekretin e saj për tu dukur kaq mirë në një moshë të thyer.

“I shikoni këto dhëmbë? Kushtojnë 55 mijë dollarë. Duhej të zgjidhja midis këtyre dhëmbëve dhe një makine luksoze. Unë zgjodha dhëmbët”, u përgjigj Jane Fonda, fituese e dy çmimeve Oscar.

Më pas, Fonda shpjegoi: “Për pamjen time i detyrohem 30% geneve të mira, 30% seksit, 30% jetës së shëndetshme që bëj. 10% që ngelet i takon kirurgut tim plastik.”

Top Channel