Sutherland, në një thriller francez

21/05/2011 13:15

Kiefer Sutherland, i mirënjohur si Jack Bouer i serialit “24”, dhe aktori francez Gerard Depardieu do të interpretojnë së bashku në një thriller.

Filmi titullohet “Sleith of Hand”, me regji të Brad Mirman, që tregon aventurat e një bande hajdutësh në Paris që gjen një monedhë ari të rrallë, pronë e një gangsteri.

Shoqëria e prodhimit është Hannibal Classics, e cila ka filluar ta shesë filmin në tregun e festivalit të Kanës.

Xhirimet do të fillojnë në korrik dhe pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të tjerë të njohur si: Thomas Jane, Til Schweiger, Jon Lovitz, Johnny Hallyday dhe Eric Cantona.

Top Channel