Brad Pitt: I kënaqur me rrudhat e mia

21/05/2011 15:00

“Më pëlqen të plakem, i dua rrudhat dhe do shkëmbeja urtësi për të
rinjtë në çdo moment. Megjithatë edhe pse pak mendjemadhësi më mbetet,
përpiqem të maskojë syzet e shikimit me syze dielli”.

Është autoironik Brad Pitt, i intervistuar nga “Gente”, në festivalin e Kanës ku ka prezantuar filmin e tij të fundit “The tree of life” ku interpreton një baba të ashpër dhe autoritar.

“Në realitet i bëj gjithnjë vetes shumë pyetje, sidomos që kur jam bërë baba”, theksoi ai.

Top Channel