X-Men, në qershor rikthehen në kinema

20/05/2011 13:20

“Njerëzit-X; Fillimi” tregon pikërisht fillimin epik të sagës së
mutantëve dhe zbulon historinë e ngjarjeve më të rëndësishme të vetë
sagës.

Para se bota të njihte ekzistencën e tyre dhe para se Charles Xavier dhe Erik Lensherr të merrnin emrat Profesori X dhe Magneti, do të shohim dy djem të rinj që zbulojnë së bashku fuqitë e tyre të mbinatyrshme.

Dy të rinjtë, që më vonë do të kthehen në armiq të betuar, janë miq që punojnë së bashku me mutantë të tjerë për të ndalur fundin e botës.

Por në këtë rrugë del një kontrast, që sjell dhe shpërthimin e luftës mes Vllazërisë së Magnetit dhe njerëzve X të Profesorit X.

Top Channel