Fotot e nxehta të Rezarta Shkurtës

20/05/2011 18:50

Vajza durrsake e njohur për bëmat e saj nuk kishte si të mos na surprizonte gjatë kërkimit më të fundit që bëri stafi i gossip rreth saj.

Rezarta Shkurta, përveç se di të këndoje, ku u paraqit më së miri në këngën e saj të fundit me Vedat Ademin, di të bëjë edhe modelen joshëse dhe tepër interesante me hiret e saj femërore mbi shtratin bashkëshortor.   

Herë pas here e kemi parë të publikojë albume të ndryshme fotografike, por ky i fundit duket të jetë më sensuali nga ato që kemi parë deri tani. Rezarta ka shfaqur sensualitetin duke pozuar me bashkëshortin e saj, Ermalin, i cili duket se është bërë lehtësisht pjesë e fantazive të Rezartës duke pranuar që ato foto të shfaqen publikisht në FB.

“I kam publikuar fotot në FB. Janë foto joshëse sepse kam dalë me bashkëshortin tim. Jo çdo foto duhet të përcjellë një mesazh, është thjesht dashuria jonë”, thote Shkurta.
 
Rezarta dhe Ermali erdhën në këto foto vërtetë sensualë dhe me sa duket Rezarta si për inat të të tjerëve dhe veçanërisht femrave ziliqare kërkon t’u tregojë marrëdhënien e tyre dashurore dhe se Ermali është mashkulli i saj.

Fotografia është një ndër pasionet e saj më të mëdha. Shpesh here, përpos rolit të modeles e ka vënë veten edhe në rolin e fotografes. Një dashuri e madhe kjo, së cilës Rezarta Shkurta i kushton jo pak kohë.

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA