Von Trier: E kuptoj Hitlerin

19/05/2011 15:50

Lars Von Trier, regjisori danez i cili konkurron në Festivalin e Kanës me filmin Melancholia, ka lëshuar një bombë të vërtetë verbale në konferencën e shtypit që prezantoi filmin e tij ditën e djeshme.

“E kuptoj Hitlerin, më ngjall një ndjenjë simpatie”, deklaroi regjisori duke spostuar vëmendjen nga filmi dhe duke e përqendruar atë tek nazizmi i tij.

Pyetja e një gazetari të ‘Times’ kishte të bënte me origjinën e tij gjermane dhe i referohej një interviste të regjisorit ku ishte shprehur se ishte i magjepsur nga Rajhu i Tretë.

Në vend që të sqaronte keqkuptimin, Von Trier shtoi polemikat: “Për shumë kohë mendoja se isha hebre. Më pas zbulova që nuk isha hebre, por nazist.”

Ndërkohë, organizatorët e Festivalit të Kanës kanë vendosur që Lars von Trier mos të jetë më i pranishëm në Kanë për shkak të këtyre deklaratave. Edhe pse regjisori është përjashtuar, filmi Melancholia do të vazhdojë të jetë në garë për të gjitha çmimet, por nëse fiton një nga këto Von Trier nuk mund ta marrë dot në skenë.

Top Channel