Mila Kunis dhe rekuperimi i kileve

16/05/2011 12:10

Mila Kunis, aktorja protagoniste në filmin Black Swan së bashku me Natalie Portman, deklaroi se ka rifituar shumë shpejt kilet që humbi për të interpretuar në film si një balerinë.

“Punova 7 muaj për tu dobësuar që të ngjaja si balerinat e vërteta dhe mu deshën vetëm 5 ditë për t’i rifituar përsëri kilet”, u shpreh Kunis.

“Bëja stërvitje 4 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës për disa muaj. Përveç kësaj merrja mësime baleti. Në fund peshoja më pak se 50 kg. Isha bërë kockë e lëkurë edhe pse në fotot e promovimit të filmit dukeshim të gjithë shumë mirë”, shtoi aktorja me origjinë nga Ukraina.

Top Channel