Ndërron jetë aktorja Mia Amber Davis

13/05/2011 15:40

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare aktorja Mia Amber Davis, e njohur për rolin e saj në filmin Road Trip të vitit 2000.

Mia ka humbur jetën në një spital të Los Angeles pas disa komplikacioneve që u shfaqën pas një operacioni në gju dhe për momentin nuk janë dhënë shumë detaje.

Lajmi i vdekjes së aktores është shpërndarë nga siti ‘Plus models magazine’, ku Mia punonte si gazetare.

Top Channel