Jolie dhe Pitt hidhen në gjyq

12/05/2011 16:15

Cifti i aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të gjykohen në Francë për një shkarkim nga puna të sekretares së tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga një televizion francez, por nuk është konfirmuar nga Gjykata e Punës së Draguignan.

Një ish-sekretare e çiftit të famshëm është hequr nga puna në kohën që ishte e sëmurë nga administratorët e mansionit që Jolie dhe Pitt kanë në jug të Francës.

Gruaja 45-vjeçare ka denoncuar duke thënë se asnjë nga aktorët nuk ka bërë gjë për të parandaluar këtë padrejtësi sipas saj.

Seanca gjyqësore mund të mbahet në qershor ose shtator të këtij viti.

Top Channel