Schwarzenegger ndahet nga gruaja

10/05/2011 15:45

Terminator i jep fund misionit të tij më të fshehtë: martesës. Ish guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger ka lajmëruar ndarjen nga gruaja, Maria Shriver, pas 25 vjet martesë.

Në një komunikatë të shpërndarë nga zëdhënësi i familjes Schwarzenegger, thuhet se të dy do të jetojnë të ndarë, ndërsa janë duke punuar për të ardhmen e lidhjes së tyre.

Në dokument thuhet se çifti do të ndjekë së bashku jetën e katër fëmijëve.

Top Channel