Penelope Cruz, lavde për Johnny Depp

10/05/2011 17:35

Penelope Cruz ka treguar se dinte vetëm 2 fraza anglisht kur u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar një karrierë në kinematografi dhe njëra nga frazat ishte: “Dua të punoj me Johnny Depp!”

Aktorja spanjolle theksoi se e kishte ëndërr të punonte me aktorin 47-vjeçar, ndërsa fraza tjetër që kishte mësuar ishte “Si jeni?”

Cruz, e cila ka qenë protagoniste së bashku me Depp në filmin “Blow” rreth 10 vjet më parë, u shpreh se nuk dyshoi për asnjë moment të punonte sërish me të në filmin e ri të sagës Piratët e Karaibeve.

“Depp është një aktor shumë i mirë dhe me kalimin e viteve vazhdon të përmirësohet. Por ka një problem: më bën të qesh gjatë xhirimeve sepse ka shumë humor. Një herë kemi qëndruar dy orë në sheshxhirim vetëm për një skenë sepse nuk pushoja dot së qeshuri”, u shpreh Penelope Cruz për ‘Mirror’.

Top Channel