Rama: Të gjithë në votime

06/05/2011 15:35

Pak orë para se të nisë heshtja elektorale kryetari i bashkisë së
Tiranës, Edi Rama u bën thirrje qytetarëve, që të mos hezitojnë të dalin
në votime ditën e diel, për të mundësuar vazhdimin e projekteve për ta
transformuar Tiranën ashtu sic ka ndodhur me investimin në ish-Fushën e
Aviacionit, e cila është shndërruar në parkun e dytë më të madh, me një
sipërfaqe 50 mijë metër katror. (UPDATE)

“8 Maji është dita kur të gjithë qytetarët e Tiranës duhet të votojnë që të vazhdojë rruga jonë, rruga e këtyre transformimeve që e kanë kthyer Tiranën në një qytet të transformimeve të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Duke iu referuar ketij parku qe ploteson nevojat e te gjitha moshave, Rama u shpreh se ne fillim per gjithcka te bere ne  Tirane, dukej e pamundur, por bashke me qytetaret pa i dalluar nga perkatesia politike, kemi realizuar dhe do te realizojme endrren e cdo qytetari qe vetem ne dukje eshte e pamundur.

“8 maji është dita kur secili ka në dorë fuqinë që i jep demokracia, vota që i jep mundësi cdo njeriu të zakonshëm që me votë të ndëshkojë të keqen që ëshrtë mbledhur në oborrin e pushtetit me te cilën ne duhet të ndahemi, duke marrë në mbrojtje të gjithë nëpunësit që duhet t’i shërbëjne shtetit dhe jo vegla të pushtetit që i kërcënon”, tha Rama.

Ne parkun e ri tashme te perfunduar gjen siperfaqe gjelberimi me bar e peme te ndryshme, hapesira per banoret, basene ujore, shatervane e lodra per femije, kende patinazhi, si dhe hapesira te ndryshme per aktivitete sportive.

“Ta kthejmë 8 majin në një ditë të vullnetit të madh popullor, për një përspektive më të mirë, për gjithcka që njerëzit sot kanë të drejtën të kërkojnë më shumë dhe që në së bashku në rrugën e së ardhmes jemi në gjendje ta garantojmë”, tha Rama.

Top Channel