Berisha: T’i hapim rrugë zhvillimit

06/05/2011 16:00

Kryeministri Sali Berisha është takuar me banorët e Elbasanit, në
përpjekjen e fundit për t’i bindur ata të votojnë në shumicë Durim
Hushin.

Kandidati i Aleances per Qytetarin premton shnderrimin e Elbasanit ne ne zone te zhvilluar industriale dhe turistike, larg klientelizmit, qe sipas tij, gjate drejtimit 4-vjecar te socialisteve, la mbrapa nje nga bashkite me potencialet me te medha ne vend.

“Elbasani do t’i thote ndal aventures politike. Ai do t’i bashkangjitet fitores se Tiranes, Durresit, dhe Korces. Elbasani do te jete pjese e fitores se madhe se Aleances per Qytetarin”, tha Hushi.
 
Ne Elbasan, kryeministri Sali Berisha, duke perkrahur programin e kandidatit Durim Hushi, foli i entuziazmuar per ate qe e cilesoi si mbeshtetje mbarepopullore per kandidatet e Aleances per Qytetarin.

“Vij tek ju për të sjellë frymën, mesazhin, dritën e fitores nga Gjirokastra në Tropojë, nga Kukësi në Sarandë”, u shpreh Berisha.

Ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan, sipas kryeministrit Berisha, ne me pak se dy vjet do ta shnderroje teresisht zhvillimin e ketyre zonave, duke i dhene mundesi te reja punesimit te qytetareve.

“Kryetari juaj i ardhshëm i bashkisë, bazuar në modelin më të mirë, do t’i ulë taksat biznesit të Elbasanit, do t’i japë mundësi krijimit të mijëra e mijëra vendeve të reja pune, do të shndërrojë Elbasanin në një qytet të bashkuar me Tiranën, të bashkuar me tregun më të madh të rajonit, në një zonë të fuqishme punësimi dhe prodhimi”, tha Berisha.

Per kryeministrin Sali Berisha vendimi i shqiptareve me 8 maj do te jete nje votebesim per vlerat me te mira qytetare, qe ne 4 vitet e ardhshme do te drejtojne vendin drejt integrimit europian me fitoren e Partise Demokratike dhe kanddiateve te Aleances per Qytetarin.    

“8 maji është dita e besimit tuaj tek Evropa, është dita e shpirtit tuaj evropian. Ndaj të votojmë të gjithë si qytetarë të lirë. Në alternativën tonë nuk ka armiq, armiqtë le të ecin në rrugën e vetme apo të vetmisë. Në shtëpinë tonë mirësetëvijë cilido qytetar i Elbasanit, cilido qytetar i Shqipërisë. 8 maji është dita e fitores së madhe. Nuk janë poll-et, ata që flasin për fitore, janë zemra, shpirti, sytë e mbarë shqiptareve që kanë të shkruar në ballë fitoren”, tha Berisha.

Top Channel