Vdes aktori dhe regjisori Jackie Cooper

05/05/2011 13:10

Aktori dhe regjisori Jackie Cooper ka ndërruar jetë dje në një spital në
Beverly Hills në moshën 88 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur TMZ.

Cooper është i njohur për publikun e gjerë për interpretimin në rolin e botuesit të “Daily Planet” në katër filmat e Superman me protagonist Christopher Reeve.

Në 1931, kur ishte nëntë vjeç, Cooper ka qenë kandidat për Oscar për filmin Skippy.

Top Channel