Vangjeli: Probleme të rënda me listat

05/05/2011 21:55

Lorenc Vangjeli është shprehur se në prag të zgjedhjeve lokale të 8 Majit ka probleme të rënda me listat e votuesve.

Analisti, duke folur në emisionin Top Story në Top Channel, theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria kësaj radhe të realizojë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

“Në momentin që u mbyllën listat paraprake figurojnë të njëjtët persona në zona të ndryshme elektorale. Këta persona ishin nga veriu. Një pjesë e këtyre gabimeve janë korrigjuar, por ka ndodhur një fenomen tjetër: spostimi i qytetarëve nga një zonë në tjetrën”, shprehet Vangjeli.

Gjithashtu, Vangjeli shtoi: “Ka familje që kanë zgjedhur të banojnë në garazh. Në një stan në Tepelenë banojnë 36 persona, siç u tregua nga pamjet e Fiks Fare.”

“Në 2001 kishte një masakër elektorale. Kësaj radhe Shqipëria duhet të realizojë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Në 2009 pati akuza konkrete dhe nuk mendoj se e meritojmë këtë qeverisje. Vetëm mentaliteti komunist e shikon votën për të garantuar pushtetin”, nënvizoi Vangjeli.

Top Channel