Topi në Dibër, nderon dëshmorët
05/05/2011 10:50
Presidenti i Republikës Bamir Topi zgjodhi qarkun e Dibrës për të përkujtuar dëshmorët e atdheut.
Pasi vendosi kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve, kreu i vendit u shpreh se vepra e të rënëve për liri ka në thelb vlerat e patriotizmit dhe të atdhedashurisë.
“Erdha të përkujtoj 5 Majin në Dibër, pasi ky qark shquhet për patriotizëm. Vlerësoj veprën e dëshmorëve që nderohen sot në mbarë Shqipërinë”, tha Topi.
Kreu i vendit shoqërohej në këtë ceremoni nga autoritetet e bashkisë dhe komunave të qarkut të Dibrës.
Top Channel