Për analistin Artan Hoxha, listat janë një problem i sajuar dhe një pretekst i opozitës për të zvarritur procesin e votimit më 8 Maj.
Në Top Story zoti Hoxha tha se kjo zvarritje con në humbjen e durimit të elektoratit të lëkundër, mbështetjen e të cilit, që sipas tij, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i opozitës, Edi Rama nuk e gëzon më.
“Listat për mua janë një pretekst i sajuar për t’u përdorur, një skenar për të zvarritur votimet me 2-3 orë. Kjo con në mërzitjen e elektoratit të lëkundur dhe zoti Rama ka humbur shumicën e këtyre votuesve”, tha Hoxha.
Ndërsa për analistin tjetër të ftuar në studio, Skënder Minxhozi, shqiptarët po hyjnë në këto zgjedhje pa standarte.
Gazetari Lorenc Vangjeli tha se nga kjo situatë i vetmi humbës i madh është populli.
“Ka një humbës të sigurt në gjithë këtë histori, ky është populli shqiptar që qeveria nuk i ka garantuar standartin e zgjedhjeve”, tha Vangjeli.
Në fund të fjalës së tij, deputeti Stërkaj, pasi kritikoi punën e kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha në kohën kur ky drejtonte Ministrinë e Brendshme, duke e cilësuar si ministrin më të pasuksesshëm, tha se nuk ekziston asnjë mundësi që Partia Socialiste të bojkotojë procesin zgjedhor.
Top Channel